×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Gruaja misterioze ruse që tronditi botën me detyrën më të rëndësishme: Planifikoi grushtin e shtetit në Gjermani

    Insajderi
    07 December 2022 - 12:36

    Policia gjermane arrestoi 25 persona në një operacion të madh mëngjesin e sotëm të dyshuar për planifikimin e një grushti shteti në kuadër të Lëvizjes Qytetare të Rajhut, e cilësuar si organizatë terroriste. Mes tyre është edhe një shtetas rus, i cili sipas policisë ka luajtur një nga rolet kryesore.

    Mëngjesin e sotëm policia ka kryer mbi 130 kontrolle dhe ka arrestuar 25 persona. Prej tyre, 22 akuzohen si anëtarë të Lëvizjes, qytetarë të Rajhut, ndërsa tre dyshohet se kanë dhënë mbështetje.

    Ata u arrestuan si pjesë e një grupi terrorist, qëllimi i të cilit ishte përmbysja e rendit ekzistues shtetëror në Gjermani, i cili nuk përjashtoi dhunën si mjet për arritjen e qëllimit, thuhet në njoftim.

    Ata u arrestuan në provincat gjermane të Baden-Vyrtemberg, Bavari, Berlin, Hesse, Saksonia e Ulët, Saksonia, Turingia, si dhe në Austri dhe Itali, njoftoi Prokuroria.

    Ata akuzohen se kanë përgatitur veprime të bazuara në një ideologji kontroverse deri në fund të nëntorit 2021, qëllimi i të cilave është rrëzimi i qeverisë gjermane.

    Çfarë është Lëvizja Qytetare e Rajhut?

    Princi Heinrich XIII dhe ish-deputetja e Bundestagut, tani gjyqtare në Berlin, Birgit Malzach-Winkemann citohen si drejtues të organizatës, e cila është cilësuar si organizatë terroriste.

    Është një emërtim për disa grupe dhe individë të ekstremit të djathtë në Gjermani që hedhin poshtë legjitimitetin e shtetit modern gjerman në favor të Rajhut, i cili ekzistonte nga 1871 deri në 1918.

    Ata pretendojnë se Rajhu Gjerman vazhdon të ekzistojë brenda kufijve të tij të para Luftës së Dytë Botërore dhe qeveriset nga një “Qeveri e Përkohshme e Rajhut”.

    Shumica e argumenteve të tyre bazohen në një lexim selektiv të vendimit të vitit 1973 të Gjykatës Kushtetuese Federale në lidhje me Traktatin Themelor të vitit 1972 ndërmjet Gjermanisë Perëndimore dhe Lindore.

    Në të kaluarën, Princi Heinrich tërhiqte vëmendjen me deklaratat antisemite në “Lëvizjen Qytetare të Rajhut”, në fjalimet e tij, ai pretendonte se Gjermania nuk ishte një shtet sovran dhe se elita hebreje nxiti luftëra sepse kjo u përfitonte.

    Gjatë verës, ai ishte i pranishëm në incidentin në Bad Lobenstein, kur kryetari i bashkisë atje sulmoi një gazetar. Zëdhënësi i Shtëpisë së Rojsit, pjesë e së cilës është Princi Heinrich, u distancua nga princi në atë kohë, duke e quajtur atë një “plak të hutuar”.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark