×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    “…gruaja nuk vritet pas koke, por në lule të ballit”, ky është komenti i një kosovari pas vrasjes së gruas shtatzëne

    Insajderi
    03 December 2022 - 10:46

    Sa herë në Kosovë ndodh ndonjë rast i rëndë, si ai i vrasjes së gruas shtatzënë nga ish-burri i saj, i cili më pas bëri vetëvrasje, komentet në rrjet po ashtu janë vrasëse, dhe shumë shqetësuese.

    Shiko edhe:

    I njëjtë ka qenë edhe komenti i Burim Zymit nga Gjakova, ashtu siç i shkruan në profilin e tij në Facebook, i cili e ka arsyetuar vrasjen e Hamide Magashit nga ish-burri i saj, Sokol Halili.

    Zymi ka shkruar se edhe ai ashtu do të vepronte, po ti vinte puna.

    “Më falni çka po flas, nuk ka pas qare pa e vra gruan e vet në derën e oborrit të spitalit se gruja duhet me qene për një burrë. Krejt kjo vrasje që është bërë, është bërë nga motrat e veta. Po trimi se ka qenë trim e ka vra, po nuk ka pas përkrahje pastaj vrau veten”, shkruan Zymi në komentin e tij, të bërë tek video e emisionit Debat Plus, transmeton Gazeta Insajderi.

    “I lumtë atij që nuk ka rënë në dorën të policëve e ka kryer punën dhe ka shku ne gjenet, nuk e njoh as njërën palë, por gruaja nuk vritet pas koke, por në lule të ballit”, vazhdon shkrimi i tij.

    Ai tutje thotë “ishalla s’i ndodh kurrkujt dhe atij që i ndodh kësi rasti gruan duhet me vra në lulen e ballit”.

    Lexo edhe:

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark