×
Show

Gruaja që nuk e dinte se i kishte 27 thjerrëza në syrin e saj shokon doktorët

Insajderi
16 July 2017 - 22:59
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

Një 67 vjeçare ishte bërë gati për t’u operuar nga katarakti në spitalin e Solihull në Angli, kur në syrin e saj gjetën 27 thjerrëza të ngjitura njëra me tjetrën.

Ata në fillim gjatë ekzaminimit të parë gjetën 17 thjerrëza në syrin e pacientes, raporton Optometry Today.

Ndërsa pas një ekzaminimi të dytë ata zbuluan edhe 10 të tjera në po të njëjtin sy.

Pacientja nuk e kishte ditur për thjerrëzat që mungonin dhe mendonte se sikleti mund t’i ishte shkaktuar nga mosha e vjetër apo nga tharja e syrit.

Skuadra e mjekëve që punonin në operacion, e që përfshinte një oftamologjiste me 20 vjet eksperiencë, thanë që kurrë nuk kishin parë një gjë të tillë.

Henry Leonard nga Shoqata e Optometristëve shtoi se ky rast duhet merret si shembull i rëndësisë së vizitave të rregullta te mjeku nga përdoruesit e thjerrëzave, në rast se përballen me infeksione ose parehati.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark