×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    Gruaja tmerrohet kur zbulon çka fshihet në lëkurën e bananes

    Insajderi
    29 November 2022 - 11:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një grua nga Britania ka parë një gungë misterioze në një banane që ajo bleu dhe pasi e hapi, vuri re një tufë me merimanga të vogla.

    Mamaja e tre fëmijëve Michelle, ishte kthyer nga pazari i saj dhe kur mori bananet në duar, vuri re këtë gungë. Së bashku me burrin e saj Martin, morën një piru dhe e hapën këtë gungë, ku dolën qindra merimanga të vogla të cilat e frikësuan çiftin. Nuk kishin parë në jetën e tyre një fole me merimanga në banane.

    “Mendova se gjetja e foleve të merimangave në frutat e blera në dyqan ishte një mit urban, por më pas bëra një foto dhe e zmadhova, mund të shihje një merimangë duke u zvarritur! Burri im hapi folenë dhe dolën qindra e qindra merimanga. Kur hyra në internet për të parë nëse kanë ndodhur histori të ngjashme me këtë rast, pashë se kishte raste të tjera të cilat dukeshin shumë të frikshme”, ka thënë Michelle.

    Lexo edhe...
    OP-ED
    Nga Rubrika
    LifeStyle
    19 April 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark