×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “… Gruan edhe nanën. Edhe ta kalli komplet stafin”, kërcënohet biznesmeni nga Mitrovica

    Insajderi
    18 August 2022 - 23:06

    Pronari i marketit QTA në Mitrovicë, Agron Durmishi, bashkë me punëtorët e tij, mbrëmë janë përballur me kërcënime serioze nga një qytetar.

    Sinjali mëson se në orët e vona të mbrëmjes, atëherë kur punëtorët përfunduan turnin e pasdites, recepsioni i marketit pranoi një telefonatë nga një person i cili i kërcënoi.

    I dyshuari F.M., 63-vjeçar, ka biseduar përmes telefonit me sigurimin e marketit, të cilin i ka thënë t’i bëj të fala Agronit duke e ofenduar me fjalë banale se do t’ia q* gruan dhe nënën e ma pas e ka ‘paralajmëruar’ se në ora 00:00 do t’i kallë komplet stafin.

    Kjo ka ngjallur frikë dhe shqetësim te punëtori i marketit, i cili ka njoftuar Policinë për atë që ka ndodhur.

    Njësitet policore kanë kërkuar të dyshuarin në vendbanimin e tij, por ai më pas është paraqitur vetë ne stacion policor për intervistim.

    Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar ‘Kanosje’.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark