Grupi i parë i ekipit të Kosovës është nisur sot për në Oran të Algjerisë, ku prej 25 qershor deri më 6 korrik 2022 do të mbahen Lojërat e 19-ta Mesdhetare Oran 2022.
Në grupin e parë bëjnë pjesë ekipet e atletikës, boksit, notit dhe badmintonit.
Ekipi është nisur nga Prishtina për në Shkup, prej nga do të bëhet udhëtimi me aeroplan direkt për në Oran.
Sonte do të niset edhe ekipi i mundjes, që do të udhëtojë përmes Tiranës, sikurse ekipet e sporteve tjera që udhëtojnë në ditët në vijim.