Për herë të parë që kur një video virale, shfaqi Mike Tysonin duke grushtuar një tifoz në një fluturim me aeroplan muajin e kaluar, ish-kampioni i peshave të rënda foli publikisht për incidentin.
Në një fluturim të 20 prillit, Melvin Townsend dhe legjenda e boksit ishin së bashku në aeroplan, siç tregoi videoja e TMZ , me fansin që dyshohet se hodhi një shishe me ujë në Tyson.
“Ata thanë se nuk do të ngrenë akuza”, deklaroi Tyson në episodin më të fundit të podcastit të tij “Hotboxin”.
“Ai ishte mbret me mua, burrë. Unë as nuk duhet të udhëtoj më me avion publik. Gruaja ime zemërohet që marr aeroplan publik”.
Tyson tha se bëri foto me Townsend para incidentit. Ai nuk dukej sikur donte të udhëtonte me sigurimin ose me miqtë për të vëzhguar situatën përreth tij.