×
  • Sport
  • Sport

    “Guardiola dëshironte drejtimin e Arsenalit- me Henryn si ndihmësin e tij”

    Insajderi
    03 March 2016 - 15:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Moderatori dhe publicisti anglez, fans i Arsenalit, Piers Morgan, lëshoi një deklaratë të fuqishme të mërkurën pas humbjes së Arsenalit ndaj Swanseas, duke thënë se Guardiola kishte dëshirë të vinte në Arsenal.

    Moderatori përmes një postimi në rrjetin social Twitter ka thënë se ai ka informacione të sigurta se dëshira e Guardiolas ishte drejtimi i Arsenalit, me Thierry Henryn si asistentin e tij të parë.

    “Unë jam i informuar nga burime të sigurta mbrëmë, se Pep Guardiola dëshironte të vinte në Arsenal me Thierry Henry-n si numrin 2 të tij”, deklaroi Morgan.

    Guardiola ishte kandidat potencial për zëvendësimin e Wengerit, por spanjolli në fund zgjodhi Manchester Cityn.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark