×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    “Guardiola nuk i do liderët, ai nuk do të stërvisë futbollistë me personalitet”

    Insajderi
    10 May 2022 - 16:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Patrice Evra, një ish-lojtar i Manchester United, nuk i ka kursyer kritikat kundër Pep Guardiolës pas eliminimit të Manchester Cityt në gjysmëfinale të Champions League kundër Real Madridit. Nuk është hera e parë që ish-futbollisti francez flet qartë pa e lëkundur pulsin kur vjen puna te kritikat.

    “Manchester City ka nevojë për liderë, por Guardiola nuk do liderët. Ai nuk do lojtarë me personalitet. Ai do që të jetë vetë lider. Kjo është arsyeja pse kur ata janë në telashe, nuk arrijnë t’i zgjidhin. Ata nuk kanë askënd në fushë që t’i ndihmojë”,- ka treguar ish-lojtari i Manchester United në ‘Prime Video’.

    Ish-mbrojtësi i kombëtares franceze garanton, se synimi i katalanasit për lojtarët pa personalitet nuk ka ndodhur vetëm te Manchester City: “Ai i zgjedh skuadrat e tij të tilla, ai nuk mund të stërvisë lojtarë me personalitet. Ai e bëri këtë te Barcelonë, por ai e ndërton ekipin për t’i kontrolluar të gjithë. Kur gjërat shkojnë keq, ai gjithmonë vendos.”

    Evra fajësoi jo vetëm Guardiolën, por hodh edhe shigjeta për drejtuesit e klubit: “City ka bërë një gabim, është e vërtetë. Ata janë të traumatizuar. Më kujtojnë PSG-në: janë klube të bazuara në para”.

    Francezi aludoi gjithashtu edhe për Real Madridin: “Ka gjithashtu para, por ka një histori pas saj; Manchester City ka vetëm para dhe lojtarët shkojnë të luajnë atje vetëm për këtë. Një lojtar zgjedh të shkosh te Manchester City vetëm sepse të ofron më shumë”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark