×
  • Sport
  • Sport

    Hiddink: Guardiola s’do ta ketë të thjeshtë në Angli

    Insajderi
    08 February 2016 - 20:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Trajneri i Chelseat Guus Hiddink, ka paralajmëruar Pep Guardiolën ta ndryshojë stilin e tij të lojës, kur të bëhet trajner i Manchester Cityt, në Angli.

    Sipas trajnerit të Chelseat, nuk ka shans që të pasosh topin horizontalisht në linjën e mbrojtjes me 4 lojtarë, të ndihmuar edhe nga portieri. Holandezi thotë që në Premier League duhet të tentosh pasime vertikale.

    “Unë e njoh Pepin. Atij i pëlqen të luajë futboll tërheqës. Skuadrat e tij luajnë me mbajtje topi në katërshen e mbrojtjes me portierin. Dhe ata pasojnë anash pa pasur synimin për të bërë lojën vertikale. Por në këtë vend njerëzit nuk ta lejojnë këtë. Unë mendoj se mendimi i parë duhet të jetë pasimi vertikal”, tha Holandezi që morri drejtimin e Chelseat para rreth një muaji, kur Chelsea e shkarkoi Mourinhon nga detyra.

    Guardiola momentalisht trajner i Bayern Munichut ka paralajmëruar se do të marrë drejtimin e skuadrës së Manchester Cityt pas përfundimit të këtij edicioni.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark