Manchester City fitoi 1-2 ndaj PSG-së në sfidën e parë gjysmëfinale të Champions League. Golat e De Bruyne dhe Mahrez i dhuruan një fitore të artë skuadrës së Pep Guardiolës, i cili foli për mediat pas suksesit në kryeqytetin francez.
“E nisëm mirë ndeshjen, por goli i pësuar na dëmtoi, nuk u treguam të këqinj sa duhet. Nuk je totalisht i lirshëm në ndeshjen e parë, pastaj PSG ka një sulm shumë të rrezikshëm. Pas golit të PSG-së nisëm të bënim një presing më agresiv.
Ushtruam presion lart dhe u bazuam te dyluftimet një kundër një. Rikuperuam shumë topa, nisëm të qarkullonim topin dhe e morën ndeshjen nën kontroll. Pyetja është e thjeshtë: në kthim do të jemi ekipi i pjesës së parë të sotme apo pjesës së dytë?
Nëse do të luajmë ashtu siç bëmë në fraksionin e parë, atëherë gjithçka mund të ndodhë. Nëse do të jemi ata të pjesës së dytë, do të jemi në finalen e madhe të Champions League. Na mungon një qendërsulmues? Ka raste që po.
Ne luajmë një futboll që fokuoset te kontrolli ndaj kundërshtarit. Me këta sulmues që ka, PSG të shkatërron në kundërsulm, pasi janë 10 mijë herë më të fortë se ne. I patë çfarë bënë ndaj Bayernit? Luajtën në mbrojtje dhe i goditën bavarezët me kundësulm.
Diferencën e bëri agresiviteti ynë më i madh në lojën pa top, prej 10 minutave të fundit të pjesës së parë e deri në fund. A mund të jemi agresivë gjatë gjithë ndeshjes? Është detyrim, por edhe çështje mentaliteti, sidomos në këto nivele“, deklaroi trajneri spanjoll i “Cityzens”.