×
  • Sport
  • Sport

    Guardiolës i ndodh e papritura, ka të bëjë me Premier League

    Insajderi
    05 October 2024 - 17:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Liga Premier ka refuzuar kërkesën e Manchester Cityt për shtyrjen e dy ndeshjeve të para të sezonit 2025/26 për të ndihmuar lojtarët të rikuperohen pas pjesëmarrjes në Kupën e Botës për Klube në Shtetet e Bashkuara, deklaroi trajneri Pep Guardiola.

    City dhe Chelsea janë dy klubet angleze që janë kualifikuar në Kupën e Botës për Klube të zgjatur njëmujore, e cila fillon më 15 qershor. Sezoni i  Ligës Premier 2025/2026 do të fillojë në gusht.

    Kalendari i mbushur me ndeshje të futbollit shqetëson një numër në rritje lojtarësh dhe trajnerësh. Një raport i sindikatës globale të lojtarëve FIFPRO thotë se disa lojtarë kanë vetëm 12 për qind të vitit për të pushuar.

    “Liga Premier nuk na la të shtyjmë dy ndeshjet e para për rikuperimin tonë. Faleminderit shumë. Ata nuk duan t’i shtyjnë këto lojëra dhe do të thonë: ‘Çfarë mund të bëjmë?’”, deklaroi Guardiola.

    Një nga futbollistët që u ankua për një numër të madh ndeshjesh është mesfushori i Cityt, Bernardo Silva. Portugezi tha në fillim të shtatorit : “Më shumë ndeshje në Ligën e Kombeve, dy ndeshje të tjera në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve. Nëse nuk kualifikoheni direkt në raundin e 16-të, duhet të luani edhe dy ndeshje të tjera play-off”.

    “Kampionati Botëror i Klubeve në fund të vitit. Nuk është e lehtë, sidomos për ata që jetojnë jashtë. Kaloj shumë pak kohë me familjen dhe miqtë e mi. Është pjesë e punës sime, por sasia e lojërave që ne i nënshtrohen këto ditë është e madhe”, vazhdoi portugezi.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Sport
    23 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark