×
  • Lajme
  • Aktuale

    Gucati e Haradinaj deklarohen të pafajshëm në Hagë

    Insajderi
    07 October 2021 - 11:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ish-krerët e Organizatës së Veteranëve të Luftës, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj, janë deklaruar të pafajshëm në Hagë lidhur me akuzat për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë.

    Pas leximit të aktakuzës së paredaktuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS), Gucati e Haradinaj nuk e pranuan fajësinë për akuzat që u vihen në barrë

    Prokurori i Dhomave të Specializuara në Hagë, ka paraqitur faktet, që sipas tij, kanë lidhje me procedurën zyrtare të Dhomave të Specializuara dhe hetimeve të ZPS-së.

    Ai ka thënë se në mes të prillit dhe shtatorit të vitit 2020, Hysni Gucati e Nasim Haradinaj kanë bërë deklarata akuzuese për dëshmitarë që bashkëpunojnë me Zyrën e Prokurorit të Specializuar, duke i quajtur ata gënjeshtarë, bashkëpunëtorë e tradhtarë.

    “Kjo sjellje tregon qartë edhe motivimin e tyre për të penguar dhe dëmtuar procedurat e Dhomave të Specializuara”, tha prokurori në fjalën e tij.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark