×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    “Gucci” dhe “Adidas” u bashkuan sërish dhe rezultati janë çizmet tronditëse që kushtojnë 1.400 euro

    Insajderi
    29 January 2023 - 14:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Marka sportive gjermane “Adidas” dhe marka luksoze italiane “Gucci” shpesh bashkëpunojnë për artikuj dhe koleksione të veçanta veshjesh

    Megjithatë, gjithmonë ka një pjesë tronditëse kur kombinojnë të papajtueshmen.

    Markat e njohura “Adidas” dhe “Gucci” sërish bashkuan forcat e tyre disenjatore, këtë herë u prodhuan çizme unike me taka dhe në disa ngjyra.

    Kallëpi i njohur i “Adidas”-it i ngjashëm me këpucët e tenisit ‘gazelle’ dhe eleganca e “Gucci”-t kanë kombinuar të papajtueshmet këtë herë për një çmim të shumë të shtrenjtë.

    Çizmet deri te kyçi i këmbës vijnë në disa kombinime ngjyrash, ndërsa këpucët janë bërë për burra dhe gra.

    Një version ari dhe i zi me vija jeshile është krijuar për gratë. Në çdo palë mbathjesh bien në sy lidhëset me një ngjyrë të ndryshme, gjë që i shton veçantinë e dizajnit. Ekzistojnë tre versione të disponueshme për meshkuj, versionet e zeza, gri dhe kafe.

    Ajo që i bën edhe më interesante këto çizme është çmimi i tyre prej 1,390 euro, çmim ky në tregun gjerman.

    – Duke u frymëzuar nga kujtimet e drejtorit kreativ të viteve 80 dhe 90, motivet ikonike të shtëpisë Gucci janë të përziera me ato të markës historike të veshjeve sportive Adidas, duke rezultuar në një sërë pamjesh hibride. Këto çizme kanë pjesën metalike Trefoil dhe Interlocking G, të cilat përshkruhen në faqen zyrtare të Gucci.

    Këto mbathje janë diçka mes një ‘deklarimi’, një investimi në modë, një modeli koleksionist dhe një marketingu të mirë që gjithmonë bën jehonë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark