×
  • Sport
  • Sport

    Gut-Behrami fiton të artën në Kupë të Botës

    Insajderi
    16 March 2023 - 18:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Skitarja zvicerane Lara Gut-Behrami e ka fituar disiplinën Super-G në Kupë të Botës, të enjten në Soldeu të Andorrës.

    Bashkëshortja e Valon Behramit dhuroi paraqitje të shkëlqyer, duke e përfunduar garën për 1 minutë, 26 sekonda e 70 të qindtat.

    Mposhti konkurrenten italiane Federica Brignone që ishte kampione në fuqi e kësaj disipline. Ajo ishte me 22 të qindtat vonesë.

    Image

    “Ka qenë një sezon dramatike dhe sot mendoj se vetëm u mundova të skijoj sa më shpejtë që është e mundur. Është ditë emocionale, fitorja, çmimi i globit të kristaltë, pensionimi i Nicole Schmidhoferit, unë po plakem, po bëhem më emocionale dhe po qaj gjatë tërë kohës, por është ndjenjë e mirë ndonjëherë”, ka thënë 31-vjeçarja Gut-Behrami, e cila është tani prapa Katja Seizingerit dhe Lindsey Vonnit që kanë nga pesë tituj në disiplinën Super-G.

    Gut-Behrami ka medalje të artë Olimpike nga viti 2022 dhe titull bote në vitin 2021.

    Ajo është edhe kampione e përgjithshme e Kupës së Botës, që e fitoi në vitin 2016.

    Kohën e tretë më të shpejtë e pati Raghnild Mowinckel, që hyri në finish me 55 të qindtat më vonë se vendi i parë, por e kompletoi podiumin.

    Pesë herë kampionia e përgjithshme, Mikaela Shiffrin, bëri disa gabime dhe përfundoi në vendin e 14-të.

    Ishte gara e parë për Shiffrinin që e vendosi rekordin për më së shumti fitore në karrierë, 87 gjithsej.

    Ajo e kaloi suedezin Ingemar Stenmark për më së shumti fitore në karrierë.

    Stenmark pati 86 fitore.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark