×
Show

Ha më pak, jeton më gjatë

Insajderi
28 January 2017 - 23:42
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Reduktimi i kalorive, pra që njerëzit të heqin dorë nga ushqimi gjatë ditës tingëllon pak e pakëndëshme për ne. Por shkencëtarët thonë se në këtë mënyrë qëndroni të shëndetshëm, luftoni sëmundjet dhe ndoshta shtoni vitet e jetës.

Të peshosh gjithë këto të mira kundër vështirësive të dietës për tu privuar nga ushqimi është pak e ndërlikuar, por shkencëtarët nuk janë dakord që njerëzit të agjërojnë në rutinën e tyre.

Një studim i fundit i publikuar në revistën Nature Communications është i fundit që duhet parë me kujdes përsa i përket reduktimit të kalorive. Studimi është bërë nga shkencëtarët e Universitetit të Wisconsin-Madison,  dhe Instituti Kombëtar i Plakjes (NIA), të cilët kanë studiuar reduktimin e kalorive për vite me radhë.

Në të shkuarën grupi i studiuesve të universitetit kishte zbuluar se reduktimi i kalorive zgjaste jetën e majmunëve, por grupi i NIA-s nuk e bëri. Në studimin e ri ata kanë bashkuar forcat për të kuptuar pse studimet e tyre dolën me rezultate të ndryshme dhe së fundmi arritën në përfundimin se mosha dhe regjimi i ushqimit me gjasë kanë luajtur rol.

Të dy grupet e studiuesve arritën në përfundimin se reduktimi i kalorive kishte mjaft përfitime për majmunët, dhe ata kishin më pak probleme shëndetësore. Plakja, duket se mund të vihet në shënjestër nga agjërimi, dhe kjo mund të jetë një lajm i mirë për njerëzit gjithashtu. Majmunët dhe njerëzit kanë pothuajse të njëjtën moshë plakje. Flokët e tyre thinjen dhe hollohen dhe kanë të njëjtat sëmundje si diabeti apo humbja e kujtesës.

Megjithatë do të bëhen kërkime të tjera për të përcaktuar nëse reduktimi i kalorive punon në të njëjtën mënyrë dhe tek njerëzit. “Kryesorja është ajo që ju hani, sa shumë hani dhe absolutisht që ndikon se si plakeni”, thotë Rozalyn Anderson, një nga autoret e studimit. Megjithatë ajo thekson se është kundër agjërimit, apo vendosjes në dietë të një personi pa u konsultuar më parë me specialistët nëse është e mirë për ta.

Anderson thotë se këto lloj studimesh ndihmojnë shkëncëtarët në gjetjen e rrugëve qelizore që përfshihen në plakje dhe që aktivizohen nga reduktimi i kalorive. Shpresa është që gjetje të tilla mund të çojnë në shpikjen e një ilaçi që mund të aktivizojë të njëjtat rrugë qelizore.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark