Erling Haaland ka qenë ndër emrat më të përfolur gjatë kësaj vere, për faktin se kishte vendosur të largohej nga Borussia Dortmund.
Sulmuesi norvegjez ishte objektiv i skuadrave më të mëdha evropiane si Real Madrid, Barcelona, PSG, Bayern Munich, Chelsea e Manchester United.
Gjithsesi garën për të e fitoi Manchester City që ka paguar klauzolën e tij te Borussia Dortmund prej 60 milionë eurove.
Norvegjezi u prezantua javë më parë nga City, por në fanellën e veshur nuk kishte numër në shpinë.
Gjithsesi garën për të e fitoi Manchester City që ka paguar klauzolën e tij te Borussia Dortmund prej 60 milionë eurove.
Gjithsesi Sky Sports ka zbuluar tanimë edhe numrin që do ta bartë Haaland te kampioni në fuqi i Anglisë.
Pas largimit të Gabriel Jesus në drejtim të Arsenalit, numri 9 është liruar te City dhe norvegjezi do ta bartë atë.