×
  • Lajme
  • Lajme

    Hahn ndjen keqardhje për rënien e Qeverisë

    Insajderi
    10 May 2017 - 17:38

    Komisoneri Evropian për Politikat e Fqinjësisë dhe negociatat e zgjerimit Johannes Hahn ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit në vend, duke e cilësuar votimin për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë së Kosovës në Parlament, sot gjatë ditës.

    “Më vjen keq për votën e mosbesimit të sotëm në Parlamentin e Kosovës. Liderët e politikës dhe institucionet nuk duhet të harrojnë sfidat e mëdha që Kosova do të përballet”, ka shkruar Hahn në Twitter.

    Ai më pas ka treguar se cilat janë këto sfida të mëdha.

    “Sundimi i ligjit, ekonomia, dialogu dhe liberalizimi i vizave duhet të vazhdojë për të mirën e qytetarëve”, ka shkruar ai./Insajderi.com

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark