×
  • Lajme
  • Lajme

    Hahn: Shtetet e Ballkanit Perëndimor të evitojnë dhunën ndaj gazetarëve, përndryshe s’ka antarësim në BE

    Insajderi
    17 September 2018 - 10:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Komisioneri evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Johannes Hahn, ka thënë sot në Shkup se asnjë vend i Ballkanit Perëndimor nuk do të anëtarësohet në Bashkimin Europian përderisa nuk garanton liri të plotë të mediave dhe pavarësi në punën e gazetarëve.

    Në paraqitjen e tij,  Hahn tha se dhuna ndaj gazetarëve në vendet e Ballkanit Perëndimor nuk është evituar, përkundrazi, sipas tij, ajo është rritur.

    Më tej, gjatë fjalimit të tij ai bëri thirrje për mekanizmat e drejtësisë të bëjnë më shumë për këtë gjë.

    Liria e medias nuk mund të ekzistojë pa një gjyqësor të pavarur, ka theksuar Hahn, njofton Klan Kosova.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark