×
  • Lajme
  • Lajme

    Haki Abazi jep detaje për zyrën e tij në Beograd

    Insajderi
    24 July 2021 - 00:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Deputeti i Vetëvendosjes, Haki Abazi kishte vizituar arkivat e ushtrisë serbe, në vitin që Kosova ishte shpallur shtet i pavarur. Kjo u raportua muaj më parë se Abazi ka pasur zyrë në kryeqytetin e Serbisë në Beograd, gjatë kohës sa punonte për “The Rockefeller Foundation”.

    Në emisionin ‘dPt te Fidani’ në T7, Abazi, ka folur lidhur me kohën sa ishte drejtor i këtij fondacioni.

    “Tani në 2007 kam marrë drejtimin e fondit të Rockefeller në New York për Ballkanin Perëndimor. Dhe me 2007, në janar, unë kryej detyrat e programit për të gjithë Ballkanin Perëndimor. Një prej granteve që është dhënë nga fondacioni ynë, ka qenë që së bashku me Mbretërinë Norvegjeze të bëhet hapja e arkivave jogusllave. Do të thotë, hapja e arkivave, skanimi i të gjitha dokumentacioneve për t’u bërë material për të gjithë studiuesit.

    Unë mendoj që është historike, që dokumentacioni të hapet dhe të shihen urdhrat që janë dhënë në kohëra të ndryshme jugosllave. Çka e bën shumë të rëndësishëm këtë grant, është pikërisht hapja e dokumentacioneve para procesit të integrimit evropian, ku njerëzit kanë mundësin të shohin të gjithë pasqyrën e urdhrave.

    Sa kam qenë drejtor, sigurisht që nuk i kam ikur asnjë lloj obligimi, dhe kam qenë kudo në përfaqësim të fondit në rajon”, tha Abazi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark