×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Haki Abazi mendon se Albin Kurti do bënte vetëvrasje politike nëse e pranon Asociacionin

    Insajderi
    27 February 2023 - 15:02

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, është deklaruar para takimit që do të mbahet në Bruksel.

    Abazi tha se nëse Kurti do të pranonte Asociacionin do të ishte si të bënte vetëvrasje politike.

    Në ankthin e paguxueshmërisë dhe finales pa epilog. Pranimi i çfarëdo marrëveshje me asociacionin e çfarëdo emërtimi, do të ishte vetëvrasje e menjëhershme politike”, shkroi Abazi.

    Ndërsa shtoi mos pranimi i planit Franko-Gjerman është po ashtu vetëvrasje politike por e ngadaltë.

    “Mos pranimi i planit Franko-Gjerman është vetëvrasje politike e ngadaltë politike. Me shumë pasoja! Çfarë në fakt ka ndodhur për dy vite dialog për të arritur këtu ku vendi është sot. Rikonfirmim i 2013 apo izolim e ndëshkim…shumëçka por mbi të gjitha sot AUK duhet të shtrojë shumë pyetje sidomos nëse fati i procesit mund të udhëhiqet bazuar në preferenca personale”, shkroi Abazi në Facebook.

    Takimi i Nivelit të Lartë në Bruksel që nis sot mes Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, “do të ketë vëmendje më të madhe ndërkombëtare në historinë e dialogut dhe marrëdhënieve mes dy shteteve”, ka thënë para disa ditësh, Përfaqësuesi Special për Dialog, Miroslav Lajçak, shkruan Insajderi.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark