×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Haki Abazi në vitin 2018: Vetëvendosje janë vet vrasësit e Deharit, mund të ishte pengues i planit të tyre

    Insajderi
    16 February 2023 - 11:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Haki Abazi në vitin 2018, kohë kjo kur nuk i takonte Lëvizjes Vetëvendosje i akuzonte këta të fundit se janë vrasës të aktivistit, Astrit Dehari. Sipas tij, ata e kishin vrarë Deharin pasi mund të ishte pengues i planit të tyre.

    “E frikshme është kjo pakulturë, e pasender, pa njerëzi. Këta njerëz që derdhnin lotë krokodili për të vrarët, për fëmijët e mbytur në gropë, këta janë të njëjtit që dua ta zëvendësojnë ShIK-un duke u bërë gjenerata e radhës e përfitimeve personale. Tani më hiqet të mendoj që në fakt këta janë vet vrasësit e Astrit Deharit sepse ndoshta ai do të ishte pengues i planit të tyre”, deklaronte Abazi përmes një postimi në Facebook.

    Për të shfajësuar veten e tij, Abazi kur iu bashkua Vetëvendosjes tha se akuzat për Deharin nuk i kishte me VV-në por me Frashër Krasniqin e Dardan Molliqajn, shkruan Insajderi.

    Kjo pasi Krasniqi e Molliqaj në atë periudhë ishin larguar nga Lëvizja Vetëvendosje.

    “Shkrimi nuk ka të bëjë kurrgjë me Vetëvendosjen. Ka të bëjë me dy emra: me Frashër Krasniqin edhe Dardan Molliqajn në atë kohë, të cilët e kanë përdorë rastin e Astrit Deharit, për kredi politike për veti”, ka thënë Abazi.

    Rastin Dehari, Abazi e ktheu në fokus këtë të enjte. I frustruar me partinë të cilës i takon, ai tha se posedon prova video-incizime. Abazi deklaroi se është në dijeni kush i ka marr mostrat e rastit Dehari nga Instituti i Mjekësisë Ligjore.

    Abazi i ka sugjeruar prokurorisë t’i marrë në pyetje kryeministrin, Albin Kurti dhe katër persona të tjerë.

    “Mendoj që prokuroria duhet të marrë në pytje kryeministrin Albin Kurtin, Dejona Mihajlin, Nazlie Balajn, Albulena Haxhiu dhe Flutura Gogajn”, ka thënë Abazi, raporton Insajderi.

    Ai ka shtuar se rasti i Astrit Deharit është shumë i rëndë për t’u bartur në supe të qytetarëve.

    “Drejtësia duhet të dal në dritë, të gjitha rrugët janë të qarta se si duhet të bëhet kjo punë”, deklaroi deputeti i VV-së. /Gazeta Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark