×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Haki Abazi sot intervistohet nga Prokuroria për provat e Astrit Deharit

    Insajderi
    21 February 2023 - 08:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Haki Abazi, do të intervistohet sot prej orës 10:00 nga Prokuroria Speciale, pas deklarimeve të tij rreth zhdukjes së mostrave në rastin Dehari.

    Lajmi u bë i ditur nga avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi i cili në Facebook.

    Deputeti Haki Abazi ditë më parë tha se ekzistojnë video-incizimet ku shihet se kush i ka zhdukur mostrat e aktivistit Astrit Dehari.

    Ai gjatë një konference për media kërkoi po ashtu që prokuroria duhet të marr në pyetje edhe ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiun si dhe Dejona Mihalin, Nazlie Balajn dhe Flutura Gogaj Bajrami.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark