×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Halil Matoshi pas deklaratës së Fehmi Berishës: Ai po e shprehë mendësinë terroriste të një pjesë të shoqërisë kosovare

    Insajderi
    30 November 2022 - 15:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Analisti politik, Halil Matoshi ka reaguar pas deklaratës së ish të burgosurit politik, Fehmi Berisha, i cili për Insajderin tha se nuk është pishman për kërcënimin që ia bëri Matoshit, pasi sipas tij e ka thënë në mënyrën kushtore.

    Insajderi ka kontaktuar edhe me z.Matoshi, i cili këtë deklaratë të Berishës e cilësoi si mendësi terroriste.

    Ai madje shtoi se ideja e terrorit enverist në Kosovë është mjaft e përhapur.

    Fjali e tij mua nuk më bën përshtypje, por e shprehë vet atë: mendësinë terroriste të një pjesë të shoqërisë kosovare. Kur e mendoj sa shumë është përhapur në Kosovë ideja e terrrorit enverist e vërej sa në gjendje e shkretë është kjo shoqëri” – tha Matoshi për Insajderin.

    Ndryshe, Berisha deklaroi mbrëmë në emisionin “Politiko” të Kanal 10 se “6 mijë veta i kisha vjerrë në sheshin e Prishtinës për 24 orë”. Ai nuk u ndal këtu tha se të parin do të “varte” Halil Matoshin.

    “Kam thënë kushtimisht; do ta varja… është e pakryera e kushtores. Pra nuk kam kërcënuar. Ndaj jo, nuk kam përse të pendohem”, ka thënë Berisha për Gazetën Insajderi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark