×
  • Lajme
  • Insajderi

    Haliti për raportet Kurti-Osmani me Ramën: Është njëfarë xhelozie, ai është i veçantë

    Insajderi
    12 October 2022 - 21:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Deputeti nga radhët e PDK’së, Xhavit Haliti tha se raportet e tensionuara të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministrit, Albin Kurti me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama mund të jenë të natyrës personale, jo substanciale e politike.

    Është evidente që Qeveria e Kosovës dhe presidentja janë kundër Edi Ramës sa i përket Ballkanit të Hapur. Nuk ka ndonjë sekret këtu. Tani duhet ta analizojmë se a e ka mirë apo keq. Kundërshtia me Ramën është personale, jo substanciale, sepse është i veçantë, ka një oratori, një background të fuqishëm, nuk e përballon askush në debat. Është njëfarë xhelozie… pse po fol ky“, ka thënë Haliti.

    Haliti ka thënë se Edi Rama është i shkathët në fushën e komunikimit me publikun.

    Ai ka sugjeruar që fjalimi i tij i sotshëm në Këshillin e Evropës të jetë një platformë bazë për ndërtimin e një platforme kombëtare.

    Fjalimi i Edi Ramës do të duhej të ishte një platformë e përbashkët e Prishtinës dhe Tiranës, për të punuar si komb”, ka thënë tutje ai në Pressing të T7.

    Deputeti ka shprehur habinë e tij se si, sipas tij, në Kosovë ende flitet më shumë kundër Shqipërisë se kundër Jugosllavisë.

    Po besoj që në Kosovë njerëzit flasin më shumë flasin kundër Shqipërisë se kundër Jugosllavisë në kohën e pasluftës. Nuk e kuptoj këtë, do një analizë të veçantë”, tha Haliti.

    Haliti ka thënë se Rama mbron Kosovën në organizata ndërkombëtare ku Kosova nuk ka ende zë, siç është Këshilli i Evropës dhe Organizata e Kombeve të Bashkuara.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark