×
  • Lajme
  • Insajderi

    Haliti: Sadri Ramabaja ka qajtë para meje dhe Avni Deharit, e ka pasur një konflikt politik

    Insajderi
    26 November 2021 - 19:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ish Nënkryetari i Kuvendit dhe zyrtari i lartë i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, kishte dhënë dëshminë për rastin e Syrit të Popullit në Gjykatën Themelore të Prishtinës.

    Haliti dëshmoi se për Syrin e Popullit ka dëgjuar nga mediat por për Murat Jasharin tha se e njeh dhe ka kontaktuar me të në vitin 2000 ose 2001.

    Për pyetjet që Jashari i ka parashtruar ndaj Xhavit Halitit, atëherë kur ka dalë lista e ekzekutimeve, Haliti tha se Murat Jasharin e kanë përdorë si kobure.

    “Mu me ka ardhë gjynah prej Muratit sepse e kanë përdorë si kobure. Ai ato pyetje nuk besoj se i ka shkru vet”, tha Haliti.

    E për Sadri Ramabajën, Xhavit Haliti tha se ka qenë anëtar i LPK’së, e me pas ishte përjashtuar nga ajo.

    “Sadri Ramabaja ka qenë anëtar i LPK’së, mandej është përjashtuar nga ajo. Pas luftës, është rishfaq me propaganda të një luftimi të caktuar”, tha Haliti.

    Haliti ka treguar edhe për një konflikt që Ramabaja ka pasur me Emrush Xhemailin.

    “Sadri Ramabaja ka pasur një konflikt politik ne Emrush Xhemailin. Une e Avni Dehari kemi qene pleqnar, i kem nda atëherë”, ka thënë Haliti.

    Ndërsa  Sadri Ramabaja ka reaguar duke i thënë se nuk është e vërtetë që Xhavit Haliti ka qenë pleqnar në LPK.

    Ndërsa Haliti i ka thënë Ramabajës se ka qajt kur është përfshirë në atë konlfikt.

    “Ke qajt para meje edhe Avni Deharit kur ke pas konflikt”, ka shtuar Haliti.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark