×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Hamasi fton Elon Musk për të parë shkatërrimet në Gaza

    Insajderi
    28 November 2023 - 19:35

    Hamasi ka ftuar Elon Musk të vizitojë Gazën për të inspektuar shkallën e shkatërrimit të shkaktuar nga Izraeli. Miliarderi amerikan u takua dje me liderët izraelitë, duke përfshirë kryeministrin Benjamin Netanyahu dhe presidentin, të cilët i treguan atij sulmet e Hamasit më 7 Tetor.

    “Ne e ftojmë atë të vizitojë Gazën për të parë masën e masakrave dhe shkatërrimeve të kryera kundër popullit të Gazës, në përputhje me standardet e objektivitetit dhe besueshmërisë”, tha zyrtari i lartë i Hamasit Osama Hamdan gjatë një konference për media në Bejrut.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark