×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Hamasi nuk do të lirojë pengjet që lufta të rifillojë

    Insajderi
    20 December 2023 - 14:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një zyrtar i lartë i Hamasit ka thënë se grupi militant nuk do të lirojë pengjet izraelite vetëm që lufta të rifillojë menjëherë pas kësaj.

    “Vizioni ynë është shumë i qartë – ne duam të ndalojmë agresionin izraelit në Gaza”, tha Ghazi Hamad për Al Jazeera.

    Hamad punon në byronë politike të Hamasit dhe nuk është i vendosur në Gaza, transmeton Telegrafi.

    “Izraeli do të marrë kartën e pengjeve dhe pas kësaj do të fillojë një raund të ri të vrasjeve masive dhe masakrave kundër popullit tonë”, tha ai.

    “Nuk do ta luajmë këtë lojë”, theksoi Hamad nga krahu politik i Hamasit.

    Ai tha se grupi preferon të negociojë mbi një “kompromis të madh” në lidhje me të burgosurit palestinezë dhe pengjet izraelitë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark