Kandidati nga Partia Demokratike e Kosovës për kryetar të Mitrovicës, Bedri Hamza, tha se Mitrovica gjithmonë ka dhënë sportistë të mëdhënj.
“Qyteti i kampionëve, Mitrovica, gjithmonë ka dhënë sportistë shumë të mëdhenj në nivel vendi”, ka shkruar Hamza në facebook.
Ai përmendi sportistët si Ajet Shosholli dhe Xhevdet Peci.
“Ajet Shosholli, si një ndër trajnerët më të suksesshëm që njeh Republika e Kosovës, ishte frymëzimi i të rinjve në fushën e futbollit. Ndërsa, Xhevdet Peci, ishte tmerri i ringut për kundërshtarët e tij”, është shprehur Hamza.
Hamza tha se këta sportistë janë lënë në harres dhe premtoi se ketë gjë do ta ndryshoj.
“Sporti dhe sportistët që dhanë aq shumë për Mitrovicën janë lënë tërësisht nën pluhurin e harresës. Ju garantoj që më kështu nuk do të jetë, sepse bashkë do ia kthejmë dinjitetin dhe krenarinë qytetit tone”, ka thënë kandidati për kryetar të Mitrovicës.