Kandidati për kryetar të Mitrovicës nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, ka shprehur mirënjohjen e tij ndaj personelit shëndetësor.
“Mjekët, infermierët dhe tërë personeli shëndetësor janë heronjtë tanë të pandemisë. Ata me shumë sakrifica, me shumë vështirësi, shpeshherë edhe pa kushte elementare”, tha Hamza.
Ai premtoi se do të rrisin cilësinë e shërbimeve shëndetësore dhe do të bëjnë digjitalizimin e shërbimeve shëndetësore.
“Ne do ta rrisim cilësinë e shërbimeve shëndetësore dhe do ta avancojmë, modernizojmë dhe fuqizojmë punën diagnostike në shëndetësinë primare. Por, do ta bëjmë edhe digjitalizimin e shërbimeve shëndetësore”, është shprehur kandidati për kryetar të Mitrovicës.