×
Zgjedhjet 2021

Hamza: Do ta riorganizojmë transportin publik në Mitrovicë

Insajderi
12 October 2021 - 13:42
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kandidati nga Partia Demokratike e Kosovës për kryetar të Mitrovicës, Bedri Hamza, ka thënë se do ta riorganziojnë transportin publik në këtë komunë.

“Që qytetarët e Mitrovicës të kenë transport publik më cilësor, më të rregullt dhe më të saktë, ne do ta riorganizojmë atë”, tha Hamza.

Ai tha se do të rregullojnë vendndalesat për autobusë.

“Do ta subvencionojmë dhe do t’i rregullojmë edhe vendndalesat për autobusë dhe vendpritjet për udhëtarë”, theksoi Hamza.

Sipas tij patjetër duhet të bëhët edhe dislokimi i Stacionit të Autobusëve.

“Është i domosdoshëm edhe dislokimi i Stacionit të Autobusëve afër Stacionit Hekurudhor për të krijuar lidhshmëri më të mirë ndërmjet transportit rrugor dhe atij hekurudhor”, është shprehur kandidati për kryetar të Mitrovicës.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark