×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Hapja e Urës së Ibrit/ Agim Bahtiri deklarohet për Insajderin

    Insajderi
    01 May 2023 - 15:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Vendimi i Kuvendit Komunal të Mitrovicës për hapjen e Urës së Ibrit ka ngjallur reagime në Kosovë por edhe në Serbi. Ish-kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri ishte njëri ndër më të zëshmit. Ai kishte dhënë premtime të mëdha për bashkimin e qytetit.

    Bahtiri në një prononcim për Gazetën Insajderi tha se kjo është në të mirë jo vetëm të qytetarëve nga Kosova por edhe të atyre serb.

    Kërkesa është legjitime, në dobi të secilit njeri që jeton aty. Tash e ka radhën Qeveria për zbatim të vendimit“, tha ai.

    Ish-kryetari u pyet edhe për kërcënimet e Serbisë për mos hapjen e Urës së Ibrit. Sipas tij nuk do të ketë trazira pavarësisht deklarimeve nga Beogradi.

    Nuk mendoj se do të ketë incidente. Nuk shoh arsye se pse të ndjehen keq serbët. Ata njerëz që janë të tillë duhet të dalin para drejtësisë. Nuk ka arsye për trazira fuqia e tyre ka humbur. Nëse dikush dëshiron të ketë trazira nuk duhet luajtur me fatin e qytetarëve“, ka theksuar Bahtiri për Insajderin.

    Vendimi është komentuar edhe nga faktorët ndërkombëtarë. Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka vlerësuar se nuk është koha e duhur për hapjen e Urës së Ibrit.

    “Ne ende po na u duhet të përballemi me këtë përditë. Teksa flasim, në Mitrovicë ka pasur kërkesë që të hapet ura [Ura e Ibrit]. Atmosfera, dukshëm, nuk është që të ndodh një gjë e tillë”, deklaroi Lajçak, teksa tha se të dyja palët duhet të respektojnë vijat e kuqe të njëra-tjetrës”, ka deklaruar ndër të tjera ai.

    Misioni i KFOR-it, në anën tjetër, ka thënë se kjo çështje duhet të zgjidhet nëpërmjet dialogut.

    “Rihapja e urës është një çështje që duhet të zgjidhet përmes dialogut politik. Misioni i NATO-s, KFOR, vazhdon të monitoroj zhvillimet lokale dhe qëndron plotësisht i fokusuar në implementimin ditor të mandatit të tij, bazuar në Rezolutën e Këshillit të Sigurimit 1244 e vitit 1999, për të siguruar një ambient të sigurt dhe lëvizje të lirë për të gjitha komunitetet në Kosovë”, kanë thënë nga KFOR-i.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark