Ura e Ibrit po inspektohet, në mënyrë që të hapet për qarkullim për vetura me kërkesë të Qeverisë.
Gazeta Insajderi ka siguruar pamje, ku është parë duke u bërë inspektimi mbi urë.
Ministra të Qeverisë Kurti inspektuan të martën Urën e Ibrit, e cila pritet të hapet për qarkullim.
Inxhinieri i ndërtimit, Arsim Rapuca, deklaroi dje se ura është e fortë dhe stabile. /Insajderi.org/