
Kreu i AAK’së, Ramush Haradinaj tha se Serbia i ka armatosur terroristet për të mbajtur destabilitetin në Kosovë.
Gjatë fjalimit të tij në Kuvendin e Kosovës, Haradinaj tha se kryemnistri Kurti është dashur të zgjedh Uashingtonin për të arritur një marrëveshje me Serbinë e jo Borellin dhe Lajqakun.
“Ajo që ndodhi të dielën ishte sulm terrorist të dirigjuar nga Serbia. Serbia i ka armatos terroristet për të mbajt jo stabilitetin në Kosovë për të mos arrit tek marrëveshja, sepse është interes i Rusisë dhe Serbisë mos arritja e marrëveshjes. Kurti e ka zgjedhur Borellin dhe Lajqakun, i ka ik Uashingtonit, e ka prish besimin me ta. Pse zgjodhi Kurti Lajqakin dhe Borrelin? Sikur Kurti dhe Osmani ta kishin zgjedhur Uashingtonin do ta kishin arritur marrëveshjen“, u shpreh ai.