×
  • Lajme
  • Insajderi

    Haradinaj: Do të jemi kujdestar ndaj Kurtit për dialogun

    Insajderi
    21 April 2021 - 22:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Anëtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka thënë se si opozitë do e monitorojnë me kujdes procesion e dialogut.

    Haradinaj në Rubikon të Klan Kosova theksoi se do të jenë kujdestar ndaj kryeministrit, Albin Kurti, për këtë proces.

    “Kjo është tema më e nxehta tani pasi njëherë ishte prioriteti numër gjashtë pastaj u bë i katërti. Por, tash pritet të dalë prioriteti numër një i kësaj qeverie siç duket pasi do të ketë zhvillime të reja edhe në Bruksel”, ka thënë ai.

    “Ne do të jemi kritik të ashpër dhe do të jemi kritikues që ta mbajmë përgjegjës për secilën marrëveshje e cila bie ndesh me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës. Me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për themelimin e Asociacionit me shumicë serbe – pra këtu do të jemi kujdestar”, tha Haradinaj.

    Haradinaj mes tjerash tregoi se pse AAK-ja nuk ka marrë pjesë në votimin e presidentes në Kuvend, duke kujtuar se Vetëvendosja asnjëherë nuk ka marrë pjesë në asnjë vendim në Kuvend, përveç Ligjit të Ushtrisë.

    “Qeveria e re e Kosovës, është ajo parti që asnjëherë, me përjashtim të dy a tri ligjeve, ka marrë pjesë në seancë. Por, sidoqoftë, AAK-ja nuk ka pasur asnjë arsye që të marrin pjesë në votim”, tha Haradinaj.

    Mes tjerash Haradinaj foli edhe për premtimet e VV-së në të kaluarën se nuk do të bashkëpunonte asnjëherë me Listën Serbe.

    “Qe 15 vjet ka pasur gjithmonë fjalë nga VV-ja që nuk do të bashkëpunojnë asnjëherë me Listën Serbe, e shumë të tjera, e në fund, Kurti u dashtë t’i pres që t’ia bënin koorumin dhe bën marrëveshje me Adem Hoxhën dhe Fadil Gashin ”, theksoi Haradinaj.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark