15:37 - 20 Nëntor 2022

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka njoftuar se sot e ka pritur në Gllogjan, kongresmenin Ritchie Torres.

“Në Gllogjan sot, kisha nderin të pres një mysafir të veçantë, mikun e madh të shqiptarëve, kongresmenin Ritchie Torres”, ka shkruar Haradinaj në profilin e tij në Facebook, transmeton Gazeta Insajderi.

Shkrimi i plotë:

Lidhja e shqiptarëve me Amerikën është e pathyeshme.

Në Gllogjan sot, kisha nderin të pres një mysafir të veçantë, mikun e madh të shqiptarëve, kongresmenin Ritchie Torres.

Në mesin e shumë miqve, sot na nderuan edhe atdhetari i madh Harry Bajraktari, ish deputetja Vasfije Krasniqi Goodman, kryetarë të komunave, deputetë, bashkëluftëtarë e kolegë të tjerë.