×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Haradinaj flet për mundësinë e rrëzimit të Qeverisë dhe rritjen e pagave

    Insajderi
    28 January 2023 - 16:51

    Të gjitha formulat do të gjenden “për ta dërguar në shtëpi” kryeministrin Albin Kurti, beson Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, shkruan Insajderi.

    Në argumentimin e tij se pse duhet rrëzuar Qeverin Kurti II, Haradinaj hedh vëmendjen ka Ligji i Pagave dhe mbajtja fshehtë nga publiku i vlerës së koeficientit për paga.

    Madje, për Haradinajn opsion tjetër nga kontestimi i këtij Ligji në Gjykatën Kushtetuese është vetë rrëzimi i qeverisë dhe rritja për 20% e pagës në mbledhjen e parë të një qeverie të re në ardhje.

    Ekziston edhe një mundësi që mos të apelohet ky ligj fare por të rrëzohet kjo qeveri dhe të rriten pagat. Pagat duhet të rriten në bazë të këtij ligji, por pastaj vetëm i prek ato i rritë, p.sh. 20% dhe të gjithë rriten në mënyrë lineare. Ekziston një mundësi që me lënë ligjin, pasi krijon evidencë, status të caktuar ligjor. Pastaj si bie qeveria në takimin e parë 40 për qind rriten pagat në gjithë sektorët. Ndryshe po vonohem, por prapë duhet me pru ligj kur të vijmë ndonjëherë. Me thënë të drejtën unë nuk e kisha dërgu këtë ligj në gjykatë, e kisha lënë të fillon, por e kisha qu në shtëpi Kurtin. Kur njerëzit gjitha punët i kryejnë, gjenden gjitha formulat me dërgu këtë njeri në shtëpi, pasi shkatërrojnë njerëzit, qytetarët dhe të gjithë. Besoj se edhe deputetët e LVV-së duhet të vlerësojnë a ia vlen me vazhdu kështu. Ata me siguri kanë pasur një ideal që janë organizuar në këtë organizim politik. Cili ideal i tyre po realizohet për qytetetarët e Kosovës”, tha ai për KosovaPress, përcjell Insajderi.

    Vetëm mbajtja sekret e koeficientit të Ligjit për paga tregon mendësinë e kryeministrit Kurti dhe ofendimin e tij karshi qytetarëve, shprehet Kreu i AAK-së.

    Pse duhet të mbajë Kurti sekret koeficientin? Nuk është i Kurtit ai koeficient, por i njerëzve që i shërbejnë këtij shteti. Pse baba Kurti duhet të mbajë koeficientin sekret? A e dini çfarë ofendimi është kjo për një popull të tërë që punojnë këtu, dihet se koeficienti ka ndikim edhe sektor privat. Pse ky zotëria sillet kështu me popull të vetë…. Koeficienti nuk guxon me qenë nën 130 euro, me kalkulu me inflacion dhe të gjitha duhet të jetë 140, por nëse bie një euro nën 130 euro është problem”, thotë Haradinaj./Insajderi/

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark