×
  • Lajme
  • Insajderi

    Haradinaj: Gazi rus s’do të hyjë në Kosovë edhe një mijë vjet, këtë le ta di edhe Albini

    Insajderi
    20 September 2021 - 22:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për qasjen e tij në raport me SHBA-në, për të cilin tha se po bën gabim të madh me çështjen e gazit.

    Haradinaj në Rubikon të Klan Kosovës u shpreh se në këtë kohë kryeministri është duke gabuar duke humbur kohë derisa vonon afatet kohore për implementim të këtij projekti.

    ”Askush në botë nuk mund ta refuzojë gazin. Është produkt energjetik që ka me hy në çdo ekonomi të botës. Por, hartat janë të ndara, nuk ka me hy gazi rus në Kosovë edhe një mijë vjet. E këtë duhet ta dijë edhe Albini edhe gjithkush. Ka me hy gazi amerikan. Ky mund ta vonojë edhe ndonjë ditë, por është duke bërë gabim të madh”, tha ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark