×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Haradinaj: Kjo qeveri po largon Kosovën nga aleatët e sigurisë dhe anëtarësimi në NATO

    Insajderi
    28 February 2024 - 20:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj, ka thënë se Aleancën dhe grupin opozitar rreth saj qytetarët po e shohin si alternativë për një Kosovë stabile, të zhvilluar e pjesë të NATO-s.

    “Qytetarët dita-ditës po e shohin Aleancën dhe grupin opozitar rreth saj si alternativë për një Kosovë stabile, të zhvilluar e pjesë të NATO-s. Pata kënaqësinë që sot të qëndroj në Shtime. Në Mollopolc, në pritjen që na bëri Metush Jusufaj, takova bashkëluftëtarë e miq, nder ta edhe Profesor Metush Nezirin. Në Reçak, në odën e familjes Bilalli gjetëm mikpritje të ngrohtë nga Maliq e Muhamet Billalli dhe shumë miq e bashkëluftëtarë”, ka thënë Haradinaj.

    Haradinaj ka shtuar se kjo qeveri po e largon Kosovën nga aleatët e sigurisë.

    “Gjatë bashkëbisedimit ndamë shqetësimet tona për situaten e krijuar në vend dhe kahjen e rrezikshme që po i jep kjo qeverisje, duke na larguar nga aleatët tanë të sigurisë e duke rreshqitur nga synimi ynë jetik, anëtarësimi në NATO”, ka shkruar Haradinaj.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark