×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Haradinaj -Kurtit: Tërhiqi mbrapshtë sejmenët e tu, po mundohesh ta sundosh vendin

    Insajderi
    15 July 2023 - 15:41

    Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar ndaj statusit të ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili sot ka kundërshtuar protestën e veteranëve të UÇK-së të paralajruar për sot.

    Haradinaj ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti që t`i tërheq mbrapshtë sejmenët e tij dhe t`i lejojë njerëzit të protestojnë.

    Në profilin e tij në “Facebook”, Haradinaj ka shkruar se ato që dikur e ke shfrytëzuar si të drejta për vete, Kurti sot nuk mundet me ia nda të tjerëve.

    “Pushteti nuk është gjithçka. Albin Kurti, tërhiqi mbrapshtë sejmenët e tu. Lëri njerëzit të protestojnë për të drejtën e tyre dhe mos e ndajë e mos e përçajë popullin. Ato që dikur e ke shfrytëzuar si të drejta per vete, (protestat e demonstratat) mos provo t’ua ndalosh të tjerëve. Nuk ta kanë fajin veteranët, as shoqëria civile, as mediat, as gazetarët e as opozita! Fajin e ke vet që nuk po qeverisë me vendin, por po mundohesh ta sundosh atë. Unë sot jam me të gjithë ata që protestojnë në sheshet e Prishtinës!”, ka shkruara Haradinaj.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark