×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Haradinaj: Liria dhe barazia e Luginës janë shtylla mbi të cilat qëndron Forca e Kosovës

    Insajderi
    24 January 2021 - 15:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), njëherësh kandidat për President, Ramush Haradinaj sot vizitoi Fushë Kosovën.

    Haradinaj aktivitetin e tij e nisi me vizitë te familja e Dëshmorit Naser Sekiraqa.

    “Dhembje, krenari e kujtime për të kaluarën tonë të lavdishme, motivim për të ndërtuar të ardhmen.”

    Poashtu kreu i AAK-së para strukturave të Aleancës në Fushë Kosovë shpalosi programin e partisë për mbijetesë dhe zhvillim ekonomik.

    “Gjithashtu vëllezërve të Luginës së Preshevës, iu zotova se me të marrë mandatin si President i vendit do të inicioj dhe zbatoj me përpikëri planin e natyralizimit të tyre, duke i pajisur me shtetësi të Kosovës. Me këtë, luginasve do t’u mundësohet realizimi i një të drejte të ligjshme për dy shtetësinë.”, shkroi Haradinaj në Facebook.

    Ndër të tjera ai theksoi se edhe tani me adresimin e kërkesave për rikthimin e degës së gjykatës në Preshevë, mundësimin studentëve të juridikut nga Lugina për t’iu nënshtruar provimit të Jurisprudencës dhe angazhimin e praktikantëve në institucione, ministrat tanë dëshmuan se Aleanca i qëndron pranë Luginës me tërë kapacitetin e saj. “Liria dhe barazia e Luginës janë shtylla mbi të cilat qëndron #ForcaeKosovës.”, u shpreh Haradinaj./Insajderi.org/

    Image may contain: 7 people, people sitting and indoor
    Image may contain: 5 people, people standing and outdoor
    Image may contain: 2 people, people sitting, table, living room and indoor

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark