×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Haradinaj: Masakra e Reçakut, dëshmi e gjenocidit dhe spastrimit etnik në Kosovë

    Insajderi
    15 January 2023 - 11:05

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka kujtuar viktimat e masakrës së Reçakut në përvjetorin e 24-të të kësaj ngjarje që tronditi botën.

    Përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, Haradinaj ka thënë se kjo masakër mbetet dëshmi e gjenocidit serb në Kosovë.

    “Kjo masakër mbetet një dëshmi e pakundërshtueshme e gjenocidit dhe spastrimit etnik në Kosovë, që nuk duhet harruar dhe as mohuar”, ka shkruar Haradinaj ndër tjerash kreu i AAK-së.

    Postimi i plotë:

    Përulemi e nderojmë të rënët për liri në të gjithë vendin e veçanërisht viktimat e Masakrës së Reçakut, civilët e masakruar në zemër të Evropës, masakër kjo që shokoi dhe vuri në lëvizje gjithë botën demokratike që me forcë ta ndalte shfarosjen e një populli të tërë.

    Kjo masakër mbetet një dëshmi e pakundërshtueshme e gjenocidit dhe spastrimit etnik në Kosovë, që nuk duhet harruar dhe as mohuar.

    Mirënjohës përjetë Ambasadorit amerikan William Walker që e përkufizoi këtë masakër si krim kundër njerëzimit.

    Lavdi të rënëve për lirinë e Atdheut!

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark