×
  • Lajme
  • Insajderi

    Haradinaj: Masakrën e Reçakut e ka dënuar e gjithë bota

    Insajderi
    15 January 2022 - 09:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Në 23-vjetorin e masakrës së Reçakut, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe te Kompleksi memorial i Reçakut, duke thënë se krimin serb të para 23 vitesh e ka dënuar e gjithë bota.

    Ndër të tjerash, ai tha se bashkohen në nderim të viktimave të cilët kanë rënë për liri.

    “Respekt të rënëve për liri në të gjithë vendin e veçanërisht viktimave të Masakrës së Reçakut, masakër që e ka dënuar e gjithë bota, bashkohemi sot në nderim të rënëve dhe sakrificës që kanë rënë për liri”, tha Haradinaj

    Më 15 janar 1999, në fshatin Reçak u vranë e u masakruan barbarisht 45 shqiptarë të paarmatosur.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark