×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Haradinaj në 1-vjetorin e invazionit rus në Ukrainë: Rusia është e thyer, Putini i turpëruar dhe bota demokratike më e bashkuar se kurrë

    Insajderi
    23 February 2023 - 20:28

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se një vit pas nisjes së invazionit rus në Ukrainë, bota demokratike është me bashkuar se kurrë.

    Ai tha se Rusia ka menduar që po futet në një luftë fitoreje, por gjeti një shtet që udhëhiqet nga shpirti i lirisë dhe çlirimtarëve.

    “Para një viti Rusia ka menduar që po futet në një luftë fitoreje, duke invaduar një shtet të lirë e demokratik e mbi të gjitha një shtet që udhëhiqet nga shpirti i lirisë dhe çlirimtarëve, Ukrainën”, tha Haradinaj.

    Tutje Haradinaj tha se Putini tani është i turpëruar dhe bota demokratike është më e bashkuar se kurrë.

    “Sot Rusia është e thyer, Putini i turpëruar dhe bota demokratike më e bashkuar se kurrë. Nuk mposhtet një vend që udhëhiqet nga vlerat e medha patriotike e vizioni demokratik, nga dëshira për të jetuar në shtetin e tyre sovran në paqe e prosperitet. Ukraina dha shembull në të gjithë globin se si duhet atdheu dhe si luftohet për të”, tha ai.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark