×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Haradinaj pas kthimit nga SHBA: Qeveria Kurti me moskoordinim me Amerikën, ka rrezikuar interesin nacional të vendit

    Insajderi
    08 February 2023 - 18:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e radhës të kryesisë së saj.

    Në një njoftim në profilin e tij zyrtar në “Facebook”, kryetari i kësaj partie Ramush Haradinaj, tha se temë diskutimi në këtë takim ishin zhvillimet politike dhe përmbajtja e vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. 

    Ndër të tjera, Haradinaj u shpreh se “Qeveria Kurti ka dështuar në ndërtimin e një strategjie e cila do e vendoste Kosovën në pozitë të favorshme në raport me Serbinë. Mos koordinimi me aleatët tanë, veçmas me Amerikën, ka rrezikuar interesin nacional të vendit dhe gjitha të arriturat e deritanishme të shtetit”.

    Njoftimi i plotë i Haradinajt:

    Në mbledhjen e sotme të kryesise së AAK-së, diskutuam për zhvillimet politike në vend.

    Gjithashtu, kolegët i informova për përmbajtjen e vizitës sime në ShBA, përfshirë takimet në Departamentin e Shtetit, Senat dhe Kongres, e po ashtu edhe me përfaqësues të institucioneve tjera amerikane.

    Ishte dakordim i përbashkët që zhvillimet politike në vend janë në momentet më vendimtare për shtetin tonë. Qeveria Kurti ka dështuar në ndërtimin e një strategjie e cila do e vendoste Kosovën në pozitë të favorshme në raport me Serbinë. Mos koordinimi me aleatët tanë, veçmas me Amerikën, ka rrezikuar interesin nacional të vendit dhe gjitha të arriturat e deritanishme të shtetit.

    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës insiston në marrëveshjen përfundimtare për njohje të ndërsjellë me Serbinë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark