×
  • Lajme
  • Insajderi

    Haradinaj përkujton komandant Drinin në 21 vjetorin e vrasjes

    Insajderi
    08 May 2021 - 10:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka përkujtuar Ekrem Rexhën, komandant Drinin në 21 vjetorin e vrasjes.

    Haradinaj ka shkruar se Komandant Drini ishte udhëheqës i zoti kurse vrasja e tij ishte humbje e madhe për vendin.

    “Njëzetenjë vjet pa Ekrem Rexhën!Komandant Drini, u bë pjesë e historisë së lavdishme të UÇK-së, në të cilën u dëshmua si udhëheqës i zoti, strateg dhe vizionar.  Njeri i afërt e i respektuar nga të gjithë, vrasja e tij ishte humbje e madhe për vendin, dhembje e madhe për familjen, bashkëluftëtarët dhe të gjithë ata që e njohën. Lavdi jetës dhe veprës së Komandant Drinit”, ka shkruar Haradinaj.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark