×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj: Poshtërsia e Kurtit nuk paska kufij

    Insajderi
    05 October 2022 - 21:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Qeveria Kurti nuk i ka ekzekutuar rrogat e mësimdhënsëve për muajin shtator. Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se ky vendim i Albin Kurtit është antikombëtar dhe antinjerëzor.

    Haradinaj, që ishte edhe kryeministër i vendit, ka thënë se me Kurtin Kosova ka hyrë në një rrugë të dhimbshme.

    “Kosova prej sot ka hyrë në një rrugë të dhimbshme.Vendimet arbitrare të Albin Kurtit, siç është mosrealizimi i pagave për mësimdhënës, janë antikombëtare e antinjerëzore”, ka shkruar ai.

    Tutje Haradinaj ka thënë se çdo ditë e më shumë po dëshmohet se poshtërisa e tij nuk paska kufij.

    “Po dëshmohet se poshtërsia e tij nuk paska kufij ”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark