
Kandidati për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-NISMA, Ramush Haradinaj, ka vizituar sot Panairin e Librit në Prishtinë.
Haradinaj ka premtuar se veprimi i parë i qeverisë së udhëhequr nga ai do të jetë heqja e barrës fiskale, të TVSH-së për librin.
“Është e pakuptueshme se si ata që sot mburren se janë akademikë, nga shtatori i vitit 2015, e kanë rikthyer TVSH për librin. Veprimi i parë i Qeverisë sime në ndihmë të librit, autorëve dhe botuesve do të jetë heqja e barrës fiskale, të TVSH-së”.
“Dhe gjithashtu, do të inicioj menjëherë rishikimin e procedurave doganore për transportin e librit. Nuk mund ta trajtojmë librin sikurse mallrat e luksit apo mallrat e tjera tregtare”, ka thënë Haradinaj./Insajderi.com