×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj premton zhvillim për Bardhoshin dhe fshatrat përreth

    Insajderi
    12 October 2021 - 13:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati nga radhët e AAK-së për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj, ka thënë se fshati Bardhosh dhe fshatrat përreth si Truda, Milevci, Sinidolli, Bërnica, e Siqeva “janë diskriminuar nga pushtetet e kaluara, janë lënë të përjashtuara nga investimet në infrastrukturë dhe në sektorë të tjerë”.

    Haradinaj ka deklaruar se këto fshatra përballën me shumë vështirësi dhe me mungesë të nevojave elementare.

    “Bardhoshi dhe fshatrat përreth ballafaqohen me mungesë të kushteve elementare. Nuk ka as çerdhe e qendra kulturore, e as një park të madh përkundër potencialit që u ka falur natyra. Për më keq, shumë  investime të nisura në infrastrukturë janë lënë në gjysmë”, ka thënë ai.

    Kandidati për kryeqytetin ka premtuar se do të përkushtohet për krijimin e mirqënies në këtë pjesë.

    “Dhe për ta bërë më të vështirë jetën e banorëve, nuk punon as ambulanta e fshatit tani e gjashtë muaj dhe banorët kanë mbetur pa përkujdesje mjekësore. Ne kemi plane për këtë zonë. Me dyfishimin e buxhetit për subvencionim në makineri dhe rendimente në bujqësi, kësaj pjesë të Prishtinës do t’ia japim shansin për zhvillim dhe mirëqenie të barabartë me pjesët e tjera të kryeqytetit”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark