×
  • Lajme
  • Insajderi

    Haradinaj rrëfen takimin me Millosheviçin në Hagë – tregon çfarë biseduan

    Insajderi
    25 November 2020 - 21:27

    Lideri i AAK-së, njëherit ish-kryeministri Ramush Haradinaj rrëfeu përballjen me Sllobodan Millosheviçin në burg të Hagës.

    Haradinaj i tregoi përballjet e tij me kasapin e Ballkanit dhe shkëmbimet e “thumbave” në mes tyre.

    “E kam parë disa herë, kemi qenë në kate të ndryshme, unë kam qenë në katin e tretë, ai në katin e parë për shkak të moshës dhe afërsisë me sallat e punës për avokatët, por zakonisht kur kemi pasur vizita apo takime me avokatë, kemi shfrytëzuar të njëjtat hapësira të përbashkëta”, rrëfeu Haradinaj.

    Ai vazhdoi duke treguar se kishte folur dy tre here me të.

    “Herën e parë nuk e njoha, e kemi parë në televizor, kostum, aty e kishte lëshuar fort, kishte rënë për tokë, kishte tuta, një jelek si të peshkatarëve me shumë xhepa, mbi ato tutat dhe më foli në anglisht. Një anglishte të lodhur, më tha a je filani? Unë nuk e dita me kë po flas dhe u ndala po e shihja, dhe tha, unë jam Millosheviçi, po ishte një distancë ashtu.Tha, si po të duket këtu? Pyetja e parë që ma bëri dhe ky ishte një farë cinizmi, që shyqyr që erdhe ti, i thashë, nuk e di, ju jeni më gjatë…., si po kalon? Kuptohet, aty kishte edhe gardian, dhe personel, dhe më tha e merr vesh vetë”.

    “Dy tre raste kam pasur. Më tha si është puna atje poshtë, i thashë ku poshtë? Në Kosovë, i thashë jo mirë. Tha pse? I thashë kemi problem me europianët, ata duan të na bëjnë shtet, por multietnik, por edhe amerikanët, shumë probleme, tha pse? I thash po dojnë me na e bë ushtrinë si të vetën, edhe kjo nuk i pëlqeu fare, kjo ka qenë hera e fundit që kemi komunikuar. Aty kanë qenë të gjithë, Shesheli, etj. Disa prej tyre kanë pasur mënyra me shpjeguar historinë e popullit të vet” shtoi Haradinaj në ABC.

    Ndërkohë që tashmë me drejtësinë në Hagë po përballen shokët e luftës së Haradinajt, kupola e UÇK-së, nga Hashim Thaçi, te Veseli, Selimi dhe Krasniqi. /Insajderi.org

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark